Ancelotti me tona të ashpra, Reali kërkon zgjidhje për krizën

Futboll

Ancelotti me tona të ashpra, Reali kërkon zgjidhje për krizën

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 18:28
Reali

Ditën e sotme Carlo Ancelottti dhe të gjithë lojtarët e Realit të Madridit kanë bërë një mbledhje ku thuhet se askush nuk është kursyer nga ana e trajnerit.

Italiani si rrallë herë ka qenë i ashpër me lojtarët duke përdorur tone të forta.

Në këtë mbledhje të zhvilluar në qendrën stërvitore të Realit mësohet se lojtarëve u është kërkuar që të luajnë me më shumë grintë dhe jo vetëm me talent.

Mungesa e sakrificës për shokun, e parë në ndeshjen kundër Milanit, duhet të jetë një episod i veçuar dhe të mos përsëritet më ka qenë ideja e këtij ballafaqimi mes lojtarëve dhe trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat