Ditën e sotme Carlo Ancelottti dhe të gjithë lojtarët e Realit të Madridit kanë bërë një mbledhje ku thuhet se askush nuk është kursyer nga ana e trajnerit.
Italiani si rrallë herë ka qenë i ashpër me lojtarët duke përdorur tone të forta.
Në këtë mbledhje të zhvilluar në qendrën stërvitore të Realit mësohet se lojtarëve u është kërkuar që të luajnë me më shumë grintë dhe jo vetëm me talent.
Mungesa e sakrificës për shokun, e parë në ndeshjen kundër Milanit, duhet të jetë një episod i veçuar dhe të mos përsëritet më ka qenë ideja e këtij ballafaqimi mes lojtarëve dhe trajnerit.