Shqipëria dhe Serbia synojnë ta organizojnë Kampionatin Evropian për U21, e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko.
“Këto dy vende mbetën kandidatët e vetëm pas tërheqjes së Belgjikës dhe Turqisë”, shkruan një farë media serbe “Veçernj Novosti”.
“Prandaj, është e sigurt që UEFA do të miratojë kandidaturën e tyre për turneun kontinental që do të luhet në vitin 2027, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Radujko”, shkruan më tej.
"Me shumë gjasa do të ndodhë në masën më të madhe në vendin tonë. Vendimi përfundimtar do të dihet në dhjetor.
Ne jemi optimistë për këtë", tha Radujko..