Skuadrat shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe Otrant Olympic Ulqini, kërkojnë fitore në javën e 16-të të elitës së futbollit malazez.
Të dielën (14.30) kampioni Deçiqi takohet me Jedinstvon.
Në Nikshiq (15.00) do të përballen Sutjeska dhe Otrant-Olympic dhe në të njëjtën kohë do të zhvillohet dueli ndërmjet Petrovacit dhe Bokelit.
Buduçnosti është në krye të tabelës me 32 pikë, pasojnë Petrovac 27, Bokeli 23, Mornari 21, Deçiqi 20 pikë etj.