Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të.
Nesër do të zhvillohen dy takime, në Klinë dhe Gjilan,.
Dukagjini e pret skuadrës e Feronikelit ’74, kurse Gjilani dhe Suhareka duelojnë për pikët e plota në takimin tjetër.
Të dielën, Llapi dhe Prishtina përballen në ‘Zahir Pajaziti’, ndërsa Drita luan si mysafire e Ferizajt.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës do të zhvillohet të hënën, duke filluar nga ora 13:00.