Baton Zabërgja është risia në listën e Kombëtares së Kosovës.
Sulmuesi është ftuar nga Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e tij në Shqipëri, FC Dinamo.
Për Zabërgjën kjo është hera e parë që ftohet te Kosova. Më herët ka luajtur edhe për kombëtaren U21 të Kosovës.
Zabërgja është pjesë e Dinamos së Tiranës nga viti 2023. Ai u transferua si futbollist i lirë nga Gjilani.
Këtë edicion në Superioren e Shqipërisë në 12 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.