Vedat Muriqi me fjalë të mëdha

Futboll

Vedat Muriqi me fjalë të mëdha

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 22:40
Vedat Muriqi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur në një intervistë për “ESPORTS IB3”.

Ai ka thënë se gjithmonë luan me zemër, si me klubin, po ashtu edhe me kombëtaren.

“Vedat Muriqi gjithmonë luan me zemrën e tij, së pari dhe pastaj me mendjen e tij për çdo gjë, me Mallorcan lë shpirtin tim dhe po ashtu me vendin tim, sepse duhet të jesh kështu”, ka thënë ai për mediumin spanjoll.

Vedat Muriqi këtë edicion të garave ka dy gola të shënuar me Mallorcan, derisa po aq i ka edhe me Kosovën.

Muriqi pritet të jetë i ftuar te kombëtarja e Kosovës edhe për ndeshjet e nëntorit, ndaj Rumanisë dhe Lituanisë, të fundit në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat