Mbappe mendon të tërhiqet nga Kombëtarja për sa kohë të jetë Deschamps

Futboll

Mbappe mendon të tërhiqet nga Kombëtarja për sa kohë të jetë Deschamps

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 22:43
Kylian Mbappe

Sipas medieve franceze Kylian Mbappe mund të mos luajë më për Francën për sa kohë në stol do të ulet Didier Deschamps.

Mësohet se sulmuesi i Realit është i zhgënjyer nga komisari teknik pasi ky i fundit nuk e ka grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të Nations League përballë Izraelit dhe Italisë.

Sot marrëdhënia mes dy personazheve është më e copëtuar se kurrë.

25-vjeçari ka një karrierë të pasur me “Les Bleus”. Ai debutoi në 2017 dhe që prej atrij viti ka shënuar 48 gola në 86 prezenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat