Suhareka ’23 në horizont, mbyllen përgatitjet e Gjilanit

Futboll

Suhareka ’23 në horizont, mbyllen përgatitjet e Gjilanit

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 23:48
Gjilani në stërvitje

Skuadra e Gjlanit ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Suhareka ’23.

"Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës.

Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto kapitenin Edison Kqiku, i cili ka pësuar ropturë në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të pacaktuar.

Mëngjesin e së premtes ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së shtunës.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Suhareka ’23 zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan", ka njoftuar SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat