Derbi i kryeqytetit

Futboll

Derbi i kryeqytetit

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 11:32
Baton Zabergja - Andi Hadroj

Të gjithë sportdashësit ditën e sotme do të jenë “sy e veshë” nga “Elbasan Arena”, aty ku do të luhet Dinamo – Partizani. Derbi premton të jetë mjaft i luftuar dhe në orën 17:00 do të “paralizojë” të gjithë për të shijuar më pas 90-të minuta mjaft spektakolare.

Si “Demat” ashtu edhe “Blutë” këtë sezon tentojnë titullin dhe kjo bën që të “ringjallin” derbin e dikurshëm mes tyre.

Një sfidë që padiksutim do të jetë spektakolare, ku në fushë do të “luftëojnë” lojtarët “dhëmbë për dhëmbë” me njëri-tjetrin për fitoren e cila në derbi vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qytetit.

Protagonist në këtë përballje do  të jenë edhe Baton Zabërgja dhe Andi Hadroj. Në “Elbasan Arena” do të jenë kundër njëri-tjetrin, ndërsa pas kësaj ndeshje ata “takohen” në një pikë.

Të dy futbollistët do të jenë të angazhuar në sfidat e Nations League. Andi Hadroj është i grumbulluar nga Sylvinho, ndërsa Zabërgja ka siguruar për herë të parë ftesën e Kosovës dhe Franco Foda e ka bërë pjesë të listës.

Kështu ata do të mbajnë lart “stekën” e Superiores në arenën ndërkombëtare, ndërsa shpresojnë që të kenë minuta në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat