Drejt Inter-Napoli

Futboll

Drejt Inter-Napoli

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 11:40
Inzaghit e Inzaghi

Pas humbjes së Napolit ndaj Atalantës dhe fitores së Interit ndaj Venezias, të gjithë sytë e Serie A janë kthyer nga e diela e 10 nëntorit, teksa në orën 20:45, skuadra e Antonio Contes do të sfidojë kampionët e Simone Inzaghit në “San Siro”. Ky është një Inter-Napoli, që ka vërtet shijen e titullit. Interi ëndërron t’i kalojnë blutë në krye të renditjes, ndërsa të besuarit e Contes ta mbrojnë vendin e parë, madje shpresojnë ta thellojnë epërsinë e tyre në 4 pikë.

Ka vetëm 4 precedentë mes dy trajnerëve, të gjithë në Serie A, që datojnë në sezonet 2019/20 dhe 2020/21, kur Conte drejtoi Interin (titulli mbërriti në vitin e tij të dytë atje) dhe Inzaghi drejtoi Lazion. Rezultati i përgjithshëm i buzëqesh, ndonëse pak, trajnerit aktual të Napolit: 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, me 6 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.

Në 2019/20 ishte bilanc perfekt: ndeshja e parë në “San Siro” u fitua nga zikaltrit me një gol të D’Ambrosio, ndeshja e kthimit në “Olimpico” përfundoi 2-1 për bardhekaltrit (golat nga Young, Immobile dhe Milinkovic-Savic). Një vit më pas në Romë, zikaltrit barazuan 1-1 (golat u shënuan nga Lautaro dhe Milinkovic Savic), ndërsa ndeshja e kthimit u fitua nga Interi 3-1, falë dopietës së Lukakut dhe golit të Lautaro (për Lazion shënoi Milinkovic Savic).

Tani të dy trajnerët drejtojnë ekipe të ndryshme tashmë, por Conte ka ende Lukakun, ndërsa Inzaghi gjithashtu e di se çfarë duhet për ta fituar një kampionat, falë përvojës së sezonit të kaluar. Interi kishte në mesjavë angazhim edhe në Champions League, ndërsa Napoli pushoi, por do të ketë disavantazhin të luajë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat