Kjo është e habitshme, ja kush nuk e votoi Granit Xhakën

Futboll

Kjo është e habitshme, ja kush nuk e votoi Granit Xhakën

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 12:15
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, futbollist i Bayer Leverkuseni, kampion në fuqi në Gjermani, është e habitshme që nuk mori pikë nga gazetari zviceran.

“Granit Xhaka doli në podium në zgjedhjet e Topit të Artë por nuk mori asnjë pikë nga Zvicra.

Nuk kishte pikë nga Daniel Visentini për kapitenin e Kombëtares së Zvicrës, i cili preferoi të mbështeste Vinin, Rodrin, Bellinghamin, Carvajalin, Martínezin, Fodenin, Haalandin, Yamalin, Mbappen dhe Kanen”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Diçka e çuditshme është se nga Zvicra nuk i kanë dhënë asnjë votë Granit Xhakës që ishte i nominuar.

Futbollisti nga Kosova përfundoi i 16-ti, por ai nuk mori asnjë votë nga Zvicra

Çmimet e Topit të Artë shkaktuan shumë emocione më 28 tetor. Rodri i Manchester City (28 vjeç) e mundi Viníciusin e Real Madridit (24).

Një zgjedhje që shkaktoi zemërim të madh tek mbretërorët, për këtë arsye ata bojkotuan eventin në Paris.

Pothuajse dy javë pas ngjarjes gala, sekretet e zgjedhjeve tashmë janë zbuluar.

Shifrat e publikuara nga revista e specializuar “France Football” tregojnë se sa e ngushtë ishte në të vërtetë gara për fitore. Rodri shënoi 1170 pikë dhe mundi Vinin në vendin e dytë me vetëm 41 pikë.

Granit Xhaka u votua në top 10 nga 14 gazetarë.

Ja performanca e tij sipas vendeve:

Gjermania (i 3-ti)
Japonia (3)
Italia (5)
Namibia (5)
Irlanda (6)
Danimarka (7)
Bahreini (8)
Kili (8)
Kina (8)
Tunizia (8)
Iraku (9)
Shqipëria (10)
Bullgaria (10)
Skocia (i 10-ti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat