Pep Guardiola, trajner i Brazilit? Ja se çfarë thotë presidenti i Konfederatës

Futboll

Pep Guardiola, trajner i Brazilit? Ja se çfarë thotë presidenti i Konfederatës

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 12:20
Pep Guardiola

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) mohoi se kishte mbajtur kontakte me spanjollin Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t, dhe ritheksoi besimin e saj tek trajneri kombëtar, Dorival Júnior.

Presidenti i CBF, Ednaldo Rodrigues, mohoi kontaktet me Guardiolën në një konferencë për shtypin, gjatë asamblesë së përgjithshme të jashtëzakonshme:

“Guardiola është një nga teknikët më të mëdhenj në botë. Por ne nuk patëm asnjë lloj interesimi për të. Trajneri i kombëtares është Dorival Júnior”, tha Rodrigues.

E gjithë kjo vjen pasi 'The Athletic', një faqe sportive e lidhur me 'The New York Times', publikoi këtë të premte se CBF ka mbajtur "disa kontakte" gjatë këtij viti me Guardiolën dhe po përgatit një operacion të madh për të punësuar trajnerin spanjoll.

Emri i Guardiolës ishte një nga ata që u përmend në Brazil pas Botërorit 2022 në Katar dhe vetë trajneri u është përgjigjur gjithmonë me lëvdata pyetjeve rreth “Seleçaos”.

Trajneri aktual i Brazilit, Dorival Júnior, krijoi pak sabilitet me dy fitoret e fundit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Kilit dhe Perusë, të cilat e kanë lejuar atë të ngjitet në pozitën e katërt në tabelë, pas një fillimi shumë të dyshimtë të fushatës eliminatore . Më 14 nëntor, Brazili do të vizitojë Venezuelën dhe pesë ditë më vonë do të presë Uruguain në qytetin e Salvadorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat