Armando Broja është rikthyer në stërvitje me Everton.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se ka lënë pas dëmtimin dhe brenda javës do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në Premier League.
Është një video e publikuar nga vetë klubi anglez, teksa tregon Brojën duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit.
Një lajm ky mjaft i mirë për sulmuesin shqiptar, të cilin së shpejti do ta rishohim në aksion.
Megjithatë, Broja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet përmbyllëse të Shqipërisë në Nations League. Kujtojmë që kuqeiznjtë do të përballen me Çekinë dhe Ukrainën, në stadiumin “Air Albania”.