Dita e debutimit te Milani

Futboll

Dita e debutimit te Milani

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 12:57
Camarda

Sot, në orën 18:30, në qendër të vëmendjes do të jetë Cagliari-Milan, e cila do të luhet në “Unipol Domus”.

Në moshën 16 vjeç, 7 muaj e 17 ditë, Francesco Camarda, siç njoftoi trajneri i kuqezinjve, Paulo Fonseca, do të debutojë si titullar me “Djallin”, duke u bërë kësisoji lojtari i dytë më i ri në historinë e klubeve italiane, që luan nga minuta e parë në Serie A.

Talenti kuqezi, pra, do të bëhet më i parakohshëm se Donnarumma, që debutoi kundër Sassuolos më 2015 në moshën 16 vjeç e 8 muaj, por mbetet pas Giuseppe Sacchi, i cili debutoi më 1942 në moshën 16 vjeç, 7 muaj dhe 15 ditë.

Vetëkuptohet që ëndrra e tifozëve është që ai ta festojë këtë debutim me gol. Nëse kjo do të realizohej, ai do të vendoste një rekord të paprecedentë. Renditja aktuale e 5 lojtarëve më të rinj, që kanë shënuar gola në historinë e Milanit, është si më poshtë:

1- Gianni Rivera në Juventus-Milan, më 6 nëntor 1960: në moshën 17 vjeç, 2 muaj e 19 ditë.

2 – Pietro Trapanelli në Inter-Milan, më 7 qershor 1942: në moshën 17 vjeç, 10 muaj dhe 25 ditë

3 – Giulio Rossi në Milano-Livorno, më 20 prill 1930: në moshën 17 vjeç e 7 ditë

4 – Alberto Paloschi në Milano-Siena, më 10 shkurt 2008: në moshën 18 vjeç, 1 muaj dhe 6 ditë

5 – Ezio Loik në Liguria-Milan, më 16 janar 1938: në moshën 18 vjeç, 3 muaj dhe 21 ditë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat