Indrit Tuci siguron ftesën e Kombëtares për herë të dytë rresht. Sylvinho vendos t’i besojë sërish sulmuesit të Sparta Pragës, i cili debutoi me fanellën kuqezi në sfidën ndaj Çekisë, takim që ekipi ynë u mposht 2-0.
Ndaj çekëve, Sylvinho i dhuroi 25 minuta, ndërsa ndaj Gjeorgjisë e nisi si titullarë. Besimin ia shpërbleu pasi dhuroi asistin perfekt për Kristjan Asllanin, me këtë të fundit që tundi rrjetën e gjeorgjianëve për t’i dhënë Shqipërisë fitoren 1-0.
Sërish ndaj Çekisë pritet ta nisë si titullarë dhe duket se momenti i tij ka ardhur dhe sulmuesi është gati të marrë skenën. Kjo e ndihmuar edhe nga situata me sulmuesit e tjerë në Kombëtares.
Siç dihet Rey Manaj ka disa probleme fizike dhe ende nuk dihet nëse do të mund të jetë i gatshëm të lajë, ndërsa nga krahu tjetër Mirlind Daku është i pezulluar për shkak kartonësh.
Në këto kushte Tuçi fiton duelin me Myrto Uzunin për shkak të fizikut dhe forcës së tij, pasi sic dihet çekët janë një ekip shumë fizik. 24-vjeçari do të tentojë që sërish të lërë gjurmë në fushë dhe të ndihmojë ekipin për fitoren e cila është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Nations League.