Stadiumi i Luftëtarit merr formë

Futboll

Stadiumi i Luftëtarit merr formë

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 13:28
Stadiumi i Luftëtarit

Ka përfunduar me sukses një tjetër investim i Federatës së Futbollit në infrastrukturë.

Punimet e fushës me bar natyral në stadiumin “Luftëtari” të Gjirokastrës janë mbyllur dhe në këtë stadium më 24 nëntor do të luhet ndeshja AF Luftëtari – Delvina.

Ky investim u realizua falë bashkëpunimit të suksesshëm dhe të ngushtë midis FSHF-së dhe Bashkisë së Gjirokastrës, në një kohë që punimet në stadium do të vijojnë për rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes dhe tribunave të stadiumit. Ky bashkëpunim nuk mbaron këtu, pasi në këtë qytet po punohet edhe për ndërtimin e 2 fushave të tjera.

Investimet në infrastrukturë janë në kuadër të projektit “100 fusha” dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar disa investime të rëndësishme për të përmirësuar infrastrukturën sportive në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat