“Flamuri” i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë për “La Repubblica”, përmes së cilës ka festuar edhe 50-vjetorin e Alessandro Del Piero, rivalit të tij të të gjitha kohërave, por edhe mikut të tij më të mirë në ekipin kombëtar, siç shpjegon vetë.
E gjitha kjo në dëm të faktit se nuk u prit mirë në kryeqytet, nisur nga rivaliteti mes Juventusit dhe verdhekuqve.
Ja fjalët e tij: “Rivalitet? Ndoshta pati në fillim. Del Piero e tha mirë një herë: ishim më shumë bashkëpunëtorë se sa rivalë. Pastaj kishte nga ata që do të kishin përfituar që ne të ishim rivalë. Ai përfaqësonte Juventusin, unë pothuajse përfaqësoja të kundërtën e tij.
Te Roma, disa njerëz nuk e kanë pëlqyer kurrë miqësinë tonë, por ne kurrë nuk kemi rënë në këtë lojë, përkundrazi kemi respektuar njëri-tjetrin, pikërisht sepse kemi kuptuar rolin e njëri-tjetrit përtej ekipit të vetëm”.