Dukagjini i Ismet Munishit bën mrekullinë, fiton pa dy lojtarë

Futboll

Dukagjini i Ismet Munishit bën mrekullinë, fiton pa dy lojtarë

Nga: K. Goca Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 14:59
Hugo

Ndeshje për infarkt në Klinë!

Dukagjini i Klinës ngadhënjeu pa dy lojtarë me rezultat 2:1 ndaj Feronikelit 74, në takimin e javës së 13-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra nga Drenasi nuk e realizoi penalltinë në minutën e 65-të.

Dukagjini mbetet pa dy lojtarë në fushë në minutën e  82-të.

Hekuran Berisha u përjashtua me karton në kuq minutën e 74-të, pas një ndërhyrje të pahijshme nga prapa, dhe në atë të 82-tën edhe Faton Neziri pas një ndërhyrje të ashpër.

Në minutën e 58-të, Hekuran Berisha shënoi për Dukagjinin dhe mysafirët barazuan me golin e Nikolaos Ioannidis në minutën e 88-të.

Hugo realizoi për fitoren e madhe në minutën e 90+6. goli pranohet pas shikimit të VAR-it.

Duhet theksuar se në minutën e 90+2 traversa e shpëtoi nga humbja Dzukagjini.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi, gjatë do të mbajë mend këtë fitore.

Dukagjini renditet në vend të gjashtë me 17 pikë dhe Feronikeli është i fundit me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat