Shkëndijës së Tetovës ashtu si i ka hije, ngadhënjeu me rezulta 4:3 ndaj AP Brera nga Strumica.
Një lojë e bukur e tetovarëve u shndërrua në fitore të madhe.
Për Shkëndijen shënuan Shala (13'), Ramadani (28'), Ademi (53') e Krstevski (66') dhe për Brerën realizuan Ristovski (44') e Ivkoviq (51’ e 77’).
Pas javës së 14-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija kryeson me 27 pikë e Brera renditet në pozitën e 8-të me 15 pikë.