Marrëveshja e paimagjinueshme e Barcelonës me Nike, që do t'i sjellë “blaugranëve” shumën fantastike prej 1.7 miliardë eurosh, duket se tashmë i ka hapur oreksin klubit katalanas.
Sipas medias, Barcelona pritet të vazhdojë me një transferim të madh këtë verë, në mënyrë që të forcojë ndjeshëm sektorin e sulmit. Rafael Leao është ende një nga futbollistët që Blaugranët e kanë lart në listën e tyre.
Madje “Sport” shkon një hap më tej, teksa thekson se nëse Barcelona do të bënte një ofertë zyrtare, atëherë Leao do të thoshte menjëherë “Po”-në e madhe pa u menduar.
Portugezi dëshiron si “i çmendur” të kalojë te Barcelona dhe siç theksohet, dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e tij dhe të veshë fanelën Blaugrana.