Nesër super-sfida Inter - Napoli, "luftë" për kreun

Futboll

Nesër super-sfida Inter - Napoli, "luftë" për kreun

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 15:41
Pamje nga një ndeshje

Të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, luhet Inter – Napoli, një përballje për kreun e Serisë, aq aktualisht mbahet nga skuadra e Contes me një pikë më shumë se zikaltrit. Por si paraqitet situata në secilën skuadër 48 orë para takimit? 

Simone Inzaghi e gjen sërish ekipin e plotë, me përjashtim të Carlos Augustos.

Dyshimi kryesor ka të bëjë me qendrën e mbrojtjes: Acerbi është rikuperuar dhe do të ishte zgjedhja më e natyrshme për të markuar Lukakun, por ai nuk ka luajtur që nga 20 tetori dhe as ndaj Arsenalit nuk ka pasur minuta në këmbë. De Vrij, nga ana tjetër, u paraqit mirë në mungesë të partnerit të tij: gjithcka është e hapur.

Dyshime të tjera të vogla kanë të bëjnë me krahun e djathtë: Bisseck bëri shumë mirë dhe kërcënoi Pavard, ndërsa Darmian është në avantazh ndaj Dumfries.

Për pjesën tjetër, Bastoni në mbrojtje përpara Sommer, në mesfushë do të shohim treshen Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan, me Dimarcon në të majtë. Thuram dhe Lautaro në sulm.

Pas humbjes së rëndë në shtëpi ndaj Atalantës, Antonio Conte do të mbështetet sërish te lojtarët e tij titullarë për këtë ndeshje, me të vetmin dyshim për përfshirjen e Lobotkës nga minuta e parë: përndryshe Gilmour do të jetë gati për të filluar nga minuta e parë.

Për pjesën tjetër, nuk ka dyshime për formacionin për ndeshjen kundër Interit të dielën në mbrëmje, me Meret mes shtyllave dhe një mbrojtje të përbërë nga Rrahmani dhe Buongiorno në qendër, me kapitenin Di Lorenzo dhe Olivera në krahë.

Siç u tha më lart, duhet të jetë sërish Gilmour në regji, i mbështetur nga Anguissa dhe McTominay. Në sulm, pavarësisht paraqitjes së dobët ndaj Atalantës, konfirmohet treshja Politano-Lukaku-Kvaratskhelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat