Janë mbyllur 2 ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë. vetëm 3 gola janë shënuar në këto takime, ku Kukësi dhe Kastrioti kanë arritur të sigurojnë 3 pikët.
Verilindorët janë rikthyer te fitorja pas disa javësh, me ekipin e Emiliano Çelos që fiton ndaj Erzenit me shifrat 1-0.
Ndërsa 2-0 ka triumfuar edhe Kastrioti ndaj Pogradecit.
Krutanët në këtë mënyrë “blindojnë” vendin e tyre në “Play-off”, ku shkojnë në kuotën e 20 golave.