Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu, të shtunën shpalli listën finale prej 26 futbollistëve për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Qipros.
Rumania e pret Kosovën të premten në Bukuresht, në ndeshjen vendimtare për vendin e parë në grupin 2C të Ligës së Kombeve. Më 18 nëntor, Rumania e pret Qipron.
15 lojtarë të Rumanisë luajnë në klube jashtë këtij vendi, ndërsa 11 janë pjesë e klubeve rumune.
Lucescu ka ftuar edhe katër lojtarë që presin të debutojnë te Rumania.
Mediat rumune kanë veçuar mbetjen jashtë të sulmuesit George Puscas, që është ftuar rregullisht së fundi.
Në vend të tij është ftuar Daniel Birligea i FSCB. David Miculescu, që po ashtu luan për FCSB e Matei Ilie i Clujit janë po ashtu prej befasive në listë.
Portierët: Florin NIȚĂ, Ștefan TÂRNOVANU, Răzvan SAVA;
Mbrojtësit: Andrei RAțIU, Cristian MANEA, Radu DRĂGUȘIN, Adrian RUS, Andrei BURCĂ, Alexandru PAȘCANU, Matei ILIE, Nicușor BANCU;
Mesfushorë: Deian SORESCU, Marius MARIN, Răzvan MARIN, Nicolae STANCIU, Darius OLARU, Adrian ȘUT, Dennis MAN, Valentin MIHĂILĂ, Ianis HAGI, Florinel COMAN, Alexandru MITRIĂ, David MICULESCU;
Sulmuesit: Denis DRĂGUȘ, Denis ALIBEC, Daniel BÎRLIGEA.