Leart Paçarada pati paraqitje shumë të mirë të shtunën në fitoren 1:0 të skuadrës së tij, Kolnit, ndaj Greuther Furthit në Bundesliga 2.
Ai madje e ka qëlluar edhe transversalen në minutën e 65-të nga afro 25 metra, nga goditja e dënimit.
Por vetëm tre minuta më pas, mbrojtësi i Kosovës është dashur të largohet nga loja.
“Kicker” i Gjermanisë ka shkruar se Paçarada ka mbetur i shtrirë në fushë dhe sipas mediumit gjerman, ai ka pësuar lëndim të muskulit aduktor.
Nuk ishte në gjendje ta vazhdojë ndeshjen më.
Kolni fitoi me gol të minutës së 94-t.
Paçarada ishte i përfshirë të shtunën në listën e selektorit Franco Foda për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, ndaj Rumanisë në Bukuresht dhe ndaj Lituanisë në Prishtinë.
Por mbetet në dyshim për të luajtur në këto dy ballafaqime.