Dukagjini ka shënuar një fitore tejet dramatike në shtëpi ndaj Feronikelit 74.
Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi triumfoi 2:1 përkundër që pati dy lojtarë më pak në fushë.
E pas ndeshjes, trajneri Munishi foli, duke thënë se edhe me shtatë lojtarë do ta kishte fituar ndeshjen e sotme
”Na e kena pa prej ktu që goli ishte i rregullt, nuk di çka të them për atë penalltin e akordume, nuk di çka të them për kartonat e kuq, ndoshta pak kanë qënë kriterium pak më i ashpër për me marr me t’mir Feronikelin.
Na këtu po jetojmë, kanë desht me të marr me t’mir edhe me neve, po une edhe me shtatë lojtar e kisha fitu ndeshjen, këtë ndeshje u dasht me fitu gjithsesi”, tha mes të tjerash Munishi për Kampionët Plus.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e gjashtë në tabelë, duke i ikur tri pikë zonës së rrezikshme.