Arsenali së shpejti do të mbetet pa drejtorin sportiv Edu Gaspar (46), një nga njerëzit më të rëndësishëm për krijimin e një skuadre që po lufton për kreun e Premier Ligës.
Ish-mesfushori brazilian është një nga më përgjegjësit për përparimin e Arsenalit në vitet e fundit së bashku me menaxherin Mikel Arteta.
Pesë vjet më parë Edu u punësua në Arsenal si drejtor teknik dhe dy vjet më parë kaloi në postin e drejtorit sportiv.
Ishte hera e parë në historinë e Arsenalit që dikush bëhej drejtor sportiv. Edu luajti për Corinthians, Arsenal dhe Valencia, dhe bëri 15 paraqitje për Brazilin.
Kryesia e klubit nisi të kërkonte pasardhësin e tij dhe sipas informacioneve nga mediat e ishullit, lista e kandidatëve u reduktua në dy emra: Per Mertesacker dhe Tomash Rosicky.
Drejtuesit e klubit thuhet se kanë pasur tashmë një bisedë me Rosicky dhe së shpejti do të ulen edhe me Mertesacker. Qe nga 2018, Rosicky është drejtor sportiv i Sparta Pragës. Ndërsa, Mertesacker prej vitesh është trajner në skuadrën e të rinjve të Arsenalit.