Skuadra shqiptare Shkupi nuk pajtohet me humbjen me rezultat 3:2 në konak të Vardarit, në takimin e javës së 14-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupjanët pretendejnë se iu bë me hile.
“E kishim paralajmëruar!
Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi.
Arbitri kryesor, me emër dhe mbiemër, Igor Stojçevski, e kreu punën e tij.
Që para ndeshjes i kishim paralajmëruar që të gjithë, që ky arbitër nuk është i aftë për të referuar një ndeshje të këtillë dhe se është i padëshiruar nga klubi ynë, tashmë një kohë më të gjatë.
askush nuk e mori me seriozitet kërkesën e klubit tonë.
Gjithçka ishte e kurdisur, ashtu si të tjerët deshën të ndodh.
Fjala është për atë minutën e 83-të, kur të gjithë e panë që Micevski ishte në pozitë jashtëloje, mirëpo jo edhe arbitri i preferuar i dikujt tjetër.
Shpjegimet dhe vendimet tona në detaje do t’i japim nesër para opinionit publik”, ka reaguar FC Shkupi.