Martini ka kritika për mosfinalizimin

Futboll

Martini ka kritika për mosfinalizimin

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 19:40
Trajneri Edi Martini

Trajneri Edi Martini i Teutës ka folur në mikrofonin e pas ndeshjes. Tekniku shkodran është shprehur rreth barazimit 1-1 në shtëpi kundër një ekipi që nuk duhet nënvlerësuar. Teuta sipas tij duhej të ishte sjellë ndryshe në fushë pasi ai vetë e paraprinte rrezikun e korçarëve.

“Është e dyta herë si me Elbasanin, që portieri është njeriu i ndeshjes.

Kjo gjë të mërzit. Ishim shumë pranë fitores, reaguam me prepotencë. Dua të përgëzoj portierin e kundërshtarëve. Në pjesën e parë nuk kishim fuqi sulmuese. Nasr na mungonte shumë, ndihej mos futja në thellësi prej tij. Kemi luajt 3-5-2,sepse e provuam Nasr, po ai nuk ishte në gjendje.

Toma humbet shumë shanse parta porte.

Kemi rates po nuk i finalizojmë. Është problem ky. Duhet të mbyllnim ndeshjen me rastin e Kotobellit. Toma është djalë që e mban topin mirë, po nuk duhet të shpërdoroj kaq shumë.”, u shpreh Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat