Humbja në derbin me Partizanin ishte e para për Ilir Dajën në stolin e Dinamos.
Një disfatë që për teknikun nuk ishte e merituar, pasi fusha dhuroi lojë të barabartë dhe me raste.
“Sigurisht edhe kur fiton ke momente që ke pengje. Në këtë rast ishin dy gola identik.
Ka qënë lojë e barabartë, e hapur dhe një derbi i bukur për tu parë. Duhet të ishim më efikas në pjesën e parë, por në pasin e fundit kemi gabuar.
Nuk na vjen mirë që e humbëm këtë ndeshje, por në fund fare, ajo që vlen është se djemtë kërkuan deri në minutën e fundit.
Problemi është se ndërrimet janë thikë me dy presa, që dalin ose nuk dalin. Kemi konsoliduar një 11. Kemi 5-6 futbollistë në stol që mund të na ndihmojnë. Në 10-15 minutat e fundit nuk na leverdisi ajo lojë dhe kaluam në aventurë. Menduam se do e kërcënonim kundërshtarin me ato hapësira që do linin pas” tha mes të tjerash tekniku Ilir Daja.