Teuta ka marrë një barazim në Durrës

Futboll

Teuta ka marrë një barazim në Durrës

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 19:42
Pamje nga ndeshja

Teuta ka marrë një barazim në Durrës me Skënderbeun.

Ndeshja u mbyll në "paqe" 1:1 në "Niko Dovana". Golat u shënuan nga 2 qendërsulmuesit kryesor të ekipeve, që vodhën festën në stadium.

Bismark kaloi korçarët në avantazh në pjesën e parë, ndërsa ish-i i Lushnjes barazoi shifrat, Preknicaj. Ky i fundit u hodh si "xhol" nga Martini, pasi direkt sa u fut u bë protagonist me golin e realizuar.

Kështu, çdo gjë rrodhi drejt një pike për të dy skuadrat, një rezultat që disi më shumë kënaq Gvozdenoviq sesa Martinin.

Tekniku i durrsakëve i druhej rrezikshmërisë se Skënderbeut dhe kjo ndodhi, pasi Teuta donte suksesin dhe nuk ia arriti dot mbanë t'a përmbushë detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat