Trajneri i Skënderbeut: Më në fund theva mallkimin e Teutës

Futboll

Trajneri i Skënderbeut: Më në fund theva mallkimin e Teutës

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 19:44
Ivan Gvozdenoviç

Trajneri i huaj i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç ka folur rreth sfidës në transfertën e “Niko Dovana” me Teutën.

Ky takim u mbyll në 1-1 duke parë skuadrën udhëtuese të Gvozdenovic të merrte pikë të çmuara për garën e kampionatit. 

“Teuta është skuadër e mirë, ia vlen 1 pikë që morëm. Në Korçë kemi fituar njëherë 3-1, porn ë transfertë asnjëherë nuk kam marrë pikë kundër Teutës. Është hera e parë që ndodh kjo gjë. Jam i kënaqur. Në lojë nuk ishim mirë.

Skënderbeu luajti me frikë sot. Nuk kishim tranzicion, kjo është e drejtë për t’u konstatuar. Nuk ishim në gjendje të nisnim lojën nga mbrapa.

Portieri Alia po edhe mbrojtësit nuk kishin besim. Pjesa e dytë nuk më pëlqeu fare. Teuta është mirë në lojën në ajër dhe kjo na pengonte.

Teuta ka cilësi, është një skuadër e mirë. Si do rrimë mbrapa mendonim. Pra, na shkonte mendaj vetëm tek 1 pikë. Në fund 1 pikë nuk është keq. Po i bërtisja Prençit, që luaje topin poshtë. Duhej të luanim futboll si gjithmonë. Frenki dha super top te goli i realizuar.”, u shpreh tekniku Gvozdenoviç..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat