Skuadra e Cagliarit ka barazuar si vendas me rezultat 3:3 me Milanin, në takimin e javës së 12-të të Serie A në futboll.
Portieri shqiptar, Alen Sherri, ka pësuar tre gola nga Milani.
Sherri u paraqit titullar në portën e Cagliarit.
Për Cagliarin realizuan Zortea (2'), Zappa (53' e 89’) dhe për Milanin Leao (15' e 40') e Abraham (69').
Milani është në vend të shtatë me 18 pikë e Cagliari në të 16-tin me 10 sosh.