Manchester City ështlë në krizë të rezutateve, humbja e katërt rresht (tri në Premier League dhe një në Champions League).
Brighton ka shkaktuar senzacion duke e mundur me rezultat 2:1 Manchester Cityn. Vendasit në festë, kampioni i Anglisë në dëshpërim.
Erling Haaland shënoi në minutën e e 23-të dhe për 0:1. Ndodhi përmbysja në finish të takimit.
Joao Pedro në minutën e 79-të ka barazuar rezultatin dhe pas katër minutave O'Riley (83') realizoi për fitoren e madhe.
Shqiptari Brajan Gruda është paraqitur nga minuta e 46-të në fitoren e Brightonit.
Pas javës së 11-të në Premier League, Manchester City zë vendin e dytë me 23 pikë e Brighton të 4-tin me 19 sosh.