Në një intervistë të dhënë në Tëitch, ish-mbrojtësi i krahut e Milan-it, Marek Jankulovski, ka folur për ish-shokun e skuadrës Pato:
“Pato ishte një fenomen dhe më mjaftuan tre stërvitje për ta kuptuar, por ka qenë gjithmonë i dëmtuar dhe nuk kuptohej se çfarë kishte.
“Ishte i fortë fizikisht, i ri, por dëmtimet i kanë prishur karrierën. Nuk shpërtheu kurrë.
“Ndodh ndonjëherë që të mos ketë fat. Ai ka qenë shumë i fortë dhe akoma jemi në kontakt sot.
“Ka qenë gjithmonë një djalosh i mirë, i cili nuk ka pasur shumë fat për të qenë një kampion si brazilianë të tjerë”.