Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është alfa dhe omega e skuadrës së Baselit, ku sonte triumfuan me rezultat 4:1 në konak të Yverdonit, në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Leon Avdullahu shënoi, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti asistuan.
Për Baselin realizuan Schmid (32'), Traore (45+1'), Avddullahu (51') e Kevin (60') dhe për Yverdonin Rodrigues (89').
Shaqiri ka asistuar në golin e dytë në minutën e 45+1 dhe Ajeti në atë katërtin në minutën e 60-të.
Ajeti është aktivizuar nga minutën e 68-të.
Avdullahu është zëvendësuar në minutën e 58-të e Shaqiri në minutën e 78-të.
Sauthier i Yverdonit është ndëshkuar me karton të kuq në mintëne 19-të.
Pas javës së 14-të Baseli është në vend të dytë me 25 pikë eYverdon në të tetin me 15 sosh.