Fonseka pas barazimit të Milanit: Ky është Leao që dua

Futboll

Fonseka pas barazimit të Milanit: Ky është Leao që dua

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 23:50
Fonseka

Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 3:3 në transfertën e Kaljarit.

Një pikë që nuk kënaq kuqezinjtë, pasi ishin drejt fitores deri në minutën e 89-të.

Pas ndeshjes foli trajneri i Milanit, Fonseka:

“E dija që është një skuadër e vështirë, që luan direkt në krahë. Por pasi shënuam tri gola, kurrë nuk mendoja se do e mbyllnim në barazim.

Problemi nuk është në mbrojtje, bëmë shumë gjëra mirë.

Problemi është në mbrojtje, agresiviteti te krosimin, në zonë dhe në duelet në ajër.

Ne gjithmonë kemi vështirësi me krosimet. Të humbësh 69% të dueleve në ajër është një sinjal.

Teo Hernandez mund të bëjë më shumë në mbrojtje. Leao shënoi, portugezi ka qenë në pankinë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit. Ky është Leao që duam”, u shpreh Fonseka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat