Guardiola pas humbjes: Nuk kam peng

Futboll

Guardiola pas humbjes: Nuk kam peng

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 23:52
Guardiola

Manchester City humbi 2:1 përballë Brightonit.

Një humbje që është e katërta radhazi për Sitin në të gjitha kompeticionet, ndërsa dhe e para në karrierën e Pep Guardiolës.

Pas ndeshjes foli trajneri spanjoll . Guardiola deklaroi:

“Lojtarët kanë luajtur me të vërtetë mirë kështu që nuk kam peng. Ishin të mrekullueshëm në shumë mënyra. Brighton ishte shumë mirë me topin.

Në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe brilantë. Në pjesën e dytë, bënë ndryshime që ne nuk mund t’i bëjmë tani, dhe humbëm ndeshjen.

Duhet të numërosh fitoret dhe humbje dhe ne fitojmë shumë.

E di që është hera e parë(katër humbje radhazi) dhe të gjithë duan të flasin për të. Nuk është mirë të mposhtesh dy herë radhazi”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat