Krasniqi e mban Zurich-un në krye të tabelës në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Krasniqi e mban Zurich-un në krye të tabelës në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K. Goca Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 00:22
Krasniqi - djathtas

Futbollisti Bledian Krasniqi ka realizuar për Zurich-un, në barazimin me rezultat 1:1 në konak të Servette-s.

Krasniqi shënoi në minutën e 39-të për Zurich dhe Cognat (45+3) për vendasit.

MIrlind Kryeziu e Bledian Krasniqi u paraqitën titullarë për Zurich-un. Lindrit Kamberi nga minuta e 84-të u paraqit në barazimin e Zurich-ut.

Krasniqi është ndëshkuar me karton të verdhë

Pas javës së 14-të në Kampionatin e Zvicrës, Zurich kryeson me 26 pikë, duke lënë pas Baselin me 25, Luganon 25, Servetten 25, Luzernin 22 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat