Leçe ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin e legjionarit Ylber Ramadani,
Gotti pas barazimit në ndeshjen hapëse të Serie A ditën e djeshme në shtëpi.
Dhe shumë shpejt ka qarkulluar emri që do të ulet në stolin e klubit italian, nga i cili pritet të marrë urdhërat mesfushori shqiptar.
Emri që po lakohet më së shumti është ai i ish-milanistit, Marco Giampaolo.
Tekniku italian për herë të fundit ka qenë në stolin e një klubi me emër në Itali, siç është Sampdoria. Mirëpo kjo ka ndodhur në sezonin 2022-2023.
Drejtuesit e klubit jugor shohin njeriun nga Abruzzo si potencialin kryesor për të shpëtuar fatet e ekipit në ligën italiane.
Mbetet për t’u parë nëse trajneri i njohur në vendin apenin do të pranojë kontratën për të drejtuar “yllin” shqiptar në sezonin në vazhdim.
Kjo eksperiencë për Ramadanin do të ishte shumë e vlefshme pasi Giampaolo shquhet për taktikalitetin në menaxhim.