Sot do të mbyllet java e 13-të e Superiores me dy duele që luhen në orare të ndryshme.
Në orën 14:00, Laçi do të presë Elbasanin në një sfidë ku skuadrat duan 3-pikeshin.
Kurbinasit vijnë në këtë ndeshje pas barazimit javën e shkuar me Bylisin dhe verdheblutë pas asaj humbje të thellë ndaj Dinamos.
Ndërsa sfida e fundit do të luhet në orën 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit, ku Tirana do të përballet me Bylisin.
Trajneri Gugash Magani do të kërkojë të debutojë me fitore, ndërsa Dede për tju larguar vendit të fundit.