Reagon portieri shqiptar pas ndeshjes me Milanin

Futboll

Reagon portieri shqiptar pas ndeshjes me Milanin

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 11:08
Alen Sherri

Alen Sherri ditën e djeshme debutoi ndaj Milanin në Seria A. Një sfidë e cila do të mbahet mend gjatë nga gardiani shqiptar.

Sfida mes Cagliarit dhe Milan përfundoi 3-3 dhe Sherri merr 1 pikë në debutim. Mbështetja për ish-in e Egnatias ishte e madhe, por kishte nga ata media në Itali që e “kryqëzuan” për paraqitjen e tij.

Por pavarësisht kësaj, Sherri ka reaguar në rrjetet sociale. Portieri i Kombëtares ka falenderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë.

“Debutimi im në Serie A. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar 26-vjeçari.

Kujtojmë se shkodrani është një nga 28 lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për dy sfidat e këtij muaji që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë më 16 dhe Ukrainës me 19 nëntor në “Air Albania”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat