Alen Sherri ditën e djeshme debutoi ndaj Milanin në Seria A. Një sfidë e cila do të mbahet mend gjatë nga gardiani shqiptar.
Sfida mes Cagliarit dhe Milan përfundoi 3-3 dhe Sherri merr 1 pikë në debutim. Mbështetja për ish-in e Egnatias ishte e madhe, por kishte nga ata media në Itali që e “kryqëzuan” për paraqitjen e tij.
Por pavarësisht kësaj, Sherri ka reaguar në rrjetet sociale. Portieri i Kombëtares ka falenderuar të gjithë tifozët për mbështetjen e dhënë.
“Debutimi im në Serie A. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar 26-vjeçari.
Kujtojmë se shkodrani është një nga 28 lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për dy sfidat e këtij muaji që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë më 16 dhe Ukrainës me 19 nëntor në “Air Albania”.