Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 13-të të “Abissnet Superiore”.
Dy ndeshje mjaft interesante, me 3 skuadra që kërkojnë pikë jetike pasi ndodhen në fundin e tabelës.
Laçi do të kërkojë ecurinë pozitive, teksa do të presë në shtëpi Elbasanin. Kurbinasit kërkojnë pikë për të dalë nga zona e ftohtë, ndërsa verdheblutë duan të afrohen me Final 4. Kjo ndeshje nis në orën 14:00.
Ndërsa Tirana e vendin të parafundit me 11 pikë, do të përballet me Bylisin që mbyll tabelën me 10 pikë. Kjo sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, nis në orën 17:00.