Javë e re dhe derbi i ri për Arsimin e Çegranit në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë.
Ata udhëtojnë në Shtip, për t'u përballur me Bregallnicën, në derbin e javës së 12-të.
"Kjo përballje pritet të sjellë shumë interes, emocione, luftë në fushë, futboll të bukur si dhe taktik, ngase ekipi kundërshtarë është ndër pretendetët kryesorë për ngjitje në LPFM, ndërsa verdh e zinjtë janë supriza më e bukur e deritanishme dhe tashmë edhe pretendet potencial.
Të dy ekipet gjenden njëra pas tjetrës në rënditje, ku vetëm një pikë ndan ekipin e Bregallnicës nga verdh e zinjtë e Arsimit, që gjithsesi se me shumë zemër dhe kurajo do të zbresin në fushë si gjithnjë për të dhënë maksimumin dhe për t’ju bërë krenarë edhe më shumë!
I urojmë djemve tanë suksese e shumë fat në arritjen e qëllimit", njofton KF Arsimi.