Ndeshja numër 100 me Granadën

Futboll

Ndeshja numër 100 me Granadën

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 11:58
Myrto Uzuni

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka luajtur ndeshjen e tij numër 100 me Granadën. Ai shënoi dy gola në përballjen me Eldensen, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ka folur për mediat e pranishme, ku ka theksuar po punon fortë për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.

“Personat që na respektojnë, duhet t’i respektojmë dyfish. Ndjej që këtu jam në shtëpi dhe njerëzit më duan shumë. Jam një lider në fushë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Dua të shënoj shumë gola për t’u kthyer në La Liga.

Nuk është e lehtë të luash 100 ndeshje me Granadën.

Të gjithë e dimë që është një klub i madh. Jam duke punuar çdo ditë për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve”, deklaroi Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat