A do të zgjerojë ekipin në dimër Bayern Munihu?
Shumë detaje janë tashmë në tryezën e diskutimeve, duke përfshirë emrin Florian Wirtz.
Drejtori sportiv, Kristof Frojnd, i dha fund një ndryshimi të mundshëm për momentin.
“Sigurisht që jo”, u përgjigj austriaku i pyetur nga prezantuesja e “DAZN”, Laura Vontora nëse kishte një “dhuratë” të mundshme për Krishtlindje me emrin “Florian Virc” te bavarezët.
“Flo Virc aktualisht është në Leverkusen. Ai po kalon një sezon shumë të mirë përsëri.
Jemi shumë të kënaqur me skuadrën aktuale. Ne nuk ndjejmë asnjë presion për të bërë asgjë. Nuk ka presion për afatin kalimtar të janarit.
Fokusi është veçanërisht te lojtarët, ku kontratat nuk janë më të vlefshme për aq kohë”, shpjegoi Frojnd..