Jordi Alba e ka quajtur arbitrin Lukasz Szpala “frikacak” gjatë ndeshjes së playoff-it kundër Atlanta United, që solli eliminimin befasues të Inter Miami.
Sipas Mundo Deportivo, 35-vjeçari ka bëritur dy herë drejt arbitrit gjatë ndeshjes: “Ti je frikacak, ti je frikcacak”.
Pas ndeshjes, Alba tha:
“Ne kemi qenë skuadra më e mirë, kemi thyer rekordin e pikëve, por donim të fitonim në playoff. Nuk do të jem unë ai që do të ndryshojë formatin, por kjo më duket pak e padrejtë.
“Kështu funksionon prej shumë vitesh, kjo është e qartë. Por nëse më pyesni mua, unë mendoj se duhet të ketë një përballje mes kampionëve të dy konferencave”.
Në lidhje me rivalët: “Urime ekipit kundërshtar, që luajti shumë mirë kundër nesh. Portieri (Brad Guzan) ishte spektakolar dhe ishte vendimtar në këtë përballje. Bëmë disa gjëra mirë, por edhe disa gabime”.