Marcus Thuram ka dhënë një intervistë për kanalet e klubit në prag të Inter-Napoli.
Sulmuesi zikaltër ka folur për momentin e tij me Inter-in, skuadrën dhe ndjesitë e tij.
“Në krahasim me sezonin e kaluar ndihem se jam rritur në çdo aspekt të lojës. Kam të njëjta ndjesi si në ditën e parë që erdha këtu, është një krenari dhe një ëndërr.
“Jam krenar që luaj për këtë klub dhe me këta shokë skuadre. Ne punojmë si skuadër për një objektiv të vetëm dhe kjo na ndihmon të kemi një mentalitet fitues”, ka thënë Thuram.
Në lidhje me njeriun që e ka bërë të pasionuar pas futbollit, francezi ka thënë: “Babai im, mbaj mend kur shkoja në sërvitje me të, ato momente më kanë bërë të bie në dashuri me këtë sport.
“Ajo që e bën special futbollin është kur shikon lumturinë e tifozëve, është një gjë shumë e bukur, më shtyn të përmirësohem, të kërkoj gjithmonë maksimumin”..