Rumunët me një mesazh që provokojnë Kosovën, kështu e cilësuan publikun tonë 

Futboll

Rumunët me një mesazh që provokojnë Kosovën, kështu e cilësuan publikun tonë 

Nga: K. Goca Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 13:47
Rumania

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Rumanisë, sot ka dalur me një mesazh për tifozët e kombëtares sël tyre, para ndeshjes me Kosovën që luhet në Bukuresht në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Mesazhi ka pas edhe disa fjala që aspak nuk iu kanë dashur, duke theksuar:

“Fitorja është hakmarrja më e ëmbël dhe mënyra më e bukur për t'iu përgjigjur një publiku që ishte armiqësor ndaj nesh në Prishtinë”.

“Ndeshja me Kosovën nuk është një fazë e thjeshtë në rrugën tonë drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror; është një mundësi emocionuese për të kujtuar veten se kush jemi.

E keni të freskët ende atmosferën e gjallë të kësaj vere, nga EURO 2024? Euforia, emocionet dhe ndjenja e përkatësisë që na bashkoi të gjithëve, nga tifozët në Gjermani apo ata në vend, nga rumunët nga e gjithë bota para televizorëve e deri tek ne, lojtarët në fushë. Kjo është energjia që duam të ndjejmë gjithmonë, çdo ndeshje së bashku.

Në Arenën Kombëtare, të premten, më 15 nëntor, do të ndërtojmë së bashku Murin e Verdhë, simbolin e fuqisë dhe unitetit tonë. Kjo ndeshje me Kosovën është dëshmi se nuk duhet ta harrojmë kurrë synimin tonë të përbashkët: kualifikimin në Botëror. Le të mbledhim forcat tona dhe ta kthejmë çdo brohoritje tuajën në një valë energjie që do të na çojë drejt fitores.

Ne ndjejmë çdo duartrokitje tuaj, çdo "Hajde, Rumani!" që bën jehonë në tribuna dhe ne ju sigurojmë se kjo mbështetje na shtyn të jemi versioni më i mirë i vetes. Është koha t'i kujtojmë vetes se, pavarësisht nga kundërshtari, forca jonë qëndron në unitetin.

Tani më shumë se kurrë, ju kërkojmë të qëndroni me ne. Secili prej jush është i rëndësishëm, çdo mbështetje ka rëndësi. Le ta bëjmë këtë ndeshje një moment historik, jo vetëm në fushë, por në zemrat tona. Qëllimi ynë i përbashkët është të arrijmë në Kupën e Botës dhe kjo ndeshje është një hap thelbësor në atë rrugë.

Kërkojmë që të mos reagoni në atë mënyrë që të rrezikojmë të humbasim atë që kemi ndërtuar! Ne kemi nevojë për ju në tribuna në ndeshjet e ardhshme. Ne e lëmë mënjanë gjeopolitikën dhe fokusohemi në atë që duam më shumë se çdo gjë: të jemi në Kupën e Botës!

Jemi të sigurt se asgjë nuk mund të na bëjë më të lumtur se një fitore në fushë, pa incidente dhe pa emocione në Komitetet Disiplinor të UEFA-s. Fitorja është hakmarrja më e ëmbël dhe mënyra më e bukur për t'iu përgjigjur një publiku që ishte armiqësor ndaj nesh në Prishtinë.

Ne luftojmë së bashku, me vendosmëri dhe në mënyrë të qytetëruar, duke dëshmuar se jemi një komb i fortë dhe krenar, i aftë për të ëndërruar dhe luftuar për atë që duam. Le të tregohemi të zgjuar, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të shijojmë çdo moment që kalojmë së bashku në këtë udhëtim. Ne fitojmë, gëzohemi dhe vazhdojmë. Së bashku! Me respekt dhe besim, Brezi i shpirtit. Kombëtarja e Rumanisë", ky është mesazhi i rumunëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat